Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tahiri, vetingu dhe plani i autoriteteve evropiane për Shqipërinë

2017/11/21 at 7:33 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Tahiri, vetingu dhe plani i autoriteteve evropiane për Shqipërinë

Përpjekja e prokurorisë shqiptare për ta arrestuar ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, në bazë të një hetimi ndërkombëtar të nisur nga autoritetet italiane, ka riaktualizuar një hipotezë të hershme rreth një projekti ndërkombëtar për dekriminalizimin e Shqipërisë. Nga burime mirë të informuara, të afërta me strukturat evropiane të inteligjencës kriminale, opinion.al mëson se rrjedhja në publik e informacioneve inkriminuese kundër ish ministrit Tahiri është pjesë e një plani nga autoritete të ndryshme evropiane për të aktualizuar nevojën e dekriminalizimit të Shqipërisë dhe se ky rast përbën vetëm një hallkë të një procesi të gjatë që pritet të përfshijë figura si të pushtetit ashtu edhe të opozitës.


Mirëstrukturimi i procesit të prodhimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri, në nivel pothuajse industrial, shihet si kërcënim për sigurinë evropiane, sidomos përfshirja e mafias shqiptare, e fortë ekonomikisht, në marrëveshje me grupe të tjera jashtë Evropës që merren me trafikimin e njerëzve, por që shërbejnë dhe si logjistikë për struktura të terrorizmit ndërkombëtar me origjinë lindjen e mesme.

Në syrin e strukturave relevante në Bruksel, Berlin dhe Romë, tërhiqet paralele në mes të situatës aktuale në Shqipëri me atë në Kolumbi gjatë viteve 80-të, kur kartelet e drogës u fuqizuan dhe synonin të kishin një rol edhe në politikën e shtetit. Sipas informacioneve që kemi, aleatët perëndimor të Shqipërisë, në veçanti Gjermania dhe Italia, janë të vendosura për nevojën e dekriminalizimit të Shqipërisë, përkatësisht për të penguar këto struktura kriminale që të kenë ndikim mbi institucionet e vendit, qofshin ato politike apo të strukturave të rendit dhe të gjyqësorit.

Opinion.al mëson se autoritetet italiane, të ndihmuara edhe nga ato amerikane (në veçanti strukturat e inteligjencës kriminale të ngarkuara me luftimin e krimit nderkombetar, por edhe ato të inteligjencës ushtarake që janë të angazhuara në fushën e luftimit të terrorizmit dhe trafikimit me qenie njerëzore) janë primare në pjesën operative të kësaj përpjekjeje, kryesisht në mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve konkrete për të gjitha aktivitetet kriminale që kanë të bëjnë me prodhimin dhe trafikimin e drogës në Shqipëri, lidhjet e tyre me politikën, por edhe për rolin e mafias shqiptare në trafikimin e qenieve njerëzore, ndërkaq autoritetet gjermane kanë rol kyç në procesin e ngritjes së një strukture shtetërore me mandat të qartë dekriminalizimin në të gjitha nivelet.

Burimet tona pohojnë se, në një nga konsultat me Brukselin dhe Berlinin zyrtar, kryeministri shqiptar ka dhënë pëlqimin që në Shqipëri të ngrihen tre struktura të reja dhe tërësisht të pavarura: Byroja Kombëtare e Hetimeve, Prokuroria Speciale, si një autoritet mbi strukturat aktuale, dhe një dhomë e veçantë në Gjykatën e lartë ku do të mund të zhvilloheshin proceset e mundshme gjyqësore.

Gjatë këtyre konsultave, palët kanë rënë në dakord që dekriminalizimi nuk mund të bëhet nga strukturat aktuale, prandaj paralel me procesin e vetingut duhen ngritur edhe këto struktura të reja të pavarura. Për ta bërë këtë, Qeveria Shqiptare do të përgatisë propozimet për plotësimet e nevojshme në legjislacionin aktual, me anë të të cilave do të krijohej korniza juridike për themelimin, mandatin dhe funksionimin e këtyre strukturave, përfshirë edhe procesin e përzgjedhjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Opinion.al mëson se në këtë proces, një rol të rëndësishëm do të luajë edhe misioni evropian i ngarkuar me procesin e vetingut. Sipas informacioneve tona, ky mision do të trajtojë veç e veç dosjen e secilit gjykatës dhe prokuror në katër faza: do të hetojë origjinën e të gjithë pasurisë së deklaruar dhe të padeklaruar; lidhjet me politikën; lidhjet me krimin; si dhe do të shqyrtojë një për një të gjitha vendimet dhe proceset që nga dita e parë e punës së secilit prokuror apo gjykatës, për të vlerësuar nivelin profesional dhe integritetin e treguar gjatë secilit proces gjyqësor.

Opinion.al mëson se kandidatët që mund të propozohen për strukturat e reja të Prokurorisë Speciale dhe dhomës së veçantë të gjykatës së lartë do të kalojnë nëpër një proces të ngjashëm të vetingut.

Burimet tona pohojnë se pas raundit të ardhshëm të konsultave në Bruksel, kryeministri shqiptar pritet të paralajmërojë formimin e këtyre strukturave të reja të pavarura të cilave mund t’u besohet edhe përndjekja e peshqve të mëdhenj, përfshirë edhe procesin aktual kundër ish -Ministrit Tahiri.

Sipas burimeve tona, autoritetet evropiane, në veçanti ato gjermane, kanë pranuar si të arsyeshëm argumentimin e Kryeministrit Rama që strukturat aktuale të prokurorisë dhe të gjyqësorit shqiptar mund të mos jenë të paanshme në hetimin kundër ish -Ministrit Tahiri dhe se për më tepër këto struktura, që vetë mund të goditen nga procesi i vetingut, mund të përfshihen në një proces revanshizmi kundër institucioneve të vendit.

Në konfliktin mes politikës dhe gjyqësorit, sipas burimeve tona, kryeministri Rama gëzon përkrahjen e Brukselit dhe Berlinit zyrtar. Mosbesimi ekstrem në mes qeverisë dhe gjyqësorit, që u shpalos haptas gjatë shqyrtimit në komisionin për mandate, është trajtuar me prioritet nga ana e Brukselit dhe pritet që ky mosbesim të përdoret si pretekst që BE-ja, në mënyrë edhe formale, të theksojë nevojën për të përshpejtuar procesin e vetingut, për të themeluar strukturat e reja të ngarkuara me dekriminalizimin e institucioneve, por edhe për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të shtetit në imunitet vetëm funksional në mënyrë që në të ardhmen politika të mos ketë mundësi të bllokojë punën e prokurorisë.

Kjo nënkupton që strukturat e reja të pavarura, të dala nga ky proces i vetingut, në rast të një dyshimi të bazuar do të mund të arrestonin cilindo zyrtar të lartë të shtetit, siç edhe mund të ndodhë në secilin vend të BE-së apo edhe në SHBA.

Ndërkohë, sipas informacioneve tona, në rast të përgjumjes së autoriteteve shqiptare dhe hezitimit për të zbatuar reformat e nevojshme, strukturat anti krim të Evropës do të vazhdojnë të ngacmojnë Shqipërinë duke rrjedhur informacione të reja mbi lidhjet e krimit dhe politikës në Shqipëri. /Opinion.al

 

Etiketa: autoritetet evropianebyroja kombetare e hetimitprokuroria specialetahirivetingu


Ju sugjerojmë

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?
Te Fundit

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?

17 Mars, 2026 3:43 pm
Parodia e drejtësisë në Hagë
Te Fundit

Parodia e drejtësisë në Hagë

2 Mars, 2026 11:35 am
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

10 Korrik, 2025 1:13 pm
Para
Gjykatësi Miri apelon masën e sigurisë, avokatët: Nuk gëzon shëndet të mirë

Gjykatësi Miri apelon masën e sigurisë, avokatët: Nuk gëzon shëndet të mirë

Paralajmërimi i Palokës: Pritet të hapet një tjetër dosje për Edi Ramën

Paralajmërimi i Palokës: Pritet të hapet një tjetër dosje për Edi Ramën

Meta: Qeveria e Kosovës ti japë zgjidhje Demarkacionit

Meta: Qeveria e Kosovës ti japë zgjidhje Demarkacionit
















TE FUNDIT

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
10 Qershor, 2026

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare...

Lexo më shumë

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
10 Qershor, 2026

Ka nisur protesta e 11-të e qytetarëve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën...

Lexo më shumë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor, 2026

Policia e Shtetit dhe Dogana në Portin e Durrësit kanë zbuluar disa raste të dyshuara gjatë kontrolleve të ushtruara në...

Lexo më shumë

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
10 Qershor, 2026

Sali Berisha pret nga Partia Popullore Europiane të ndërhyjnë për Shqipërinë e përfshirë në valë protestash kundër qeverisë “Shqipëria në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}