Aktualitet

Sulmi ndaj Berishës, delegacioni i BE: Incidenti të hetohet plotësisht



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 06/12/22 |
Opi Nion

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha të ndodhur gjatë protestës së sotme të thirrur nga opozita.

Në reagimin e delegacionit të BE-së, thuhet se ata dënojnë me forcë këtë sulm gjatë protestës, ndërsa kanë kërkuar hetim të plotë të ngjarjes.

“Dënojmë me forcë sulmin fizik që ndodhi sot gjatë protestës në Tiranë dhe presim që incidenti të hetohet plotësisht. Çdo sulm ndaj demonstruesve paqësorë, që ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të grumbullimit, dhe lirisë së shprehjes është i papranueshëm”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.

Kujtojmë se, teksa kanë qenë duke u nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, 31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai u neutralizua menjëherë nga truprojat, ndërsa kreu i opozitës Berisha mbeti i dëmtuar në fytyrë. Më pas 31-vjeçari u shoqërua nga policët, ndërsa kryedemokrati Berisha vazhdoi protestën./Opinion.al

Pas