Aktualitet

Rrumbullaku mohon akuzat e Berishës: Sulmuesi s’ka qenë kurrë agjent i policisë kriminale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 06/12/22 |
Opi Nion

Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili tha se 31-vjeçari Gert Shehu është agjent i policisë kriminale ka reaguar Policia e Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ka përgënjeshtruar deklaratën e kryedemokratit Berisha dhe tha se 31-vjeçari nuk ka qenë asnjëhërë pjesë në asnjë strukturë të policisë.

Sa i përket dokumentit për shëndetin e tij mendor, Rrumbullaku u shpreh se është dhënë për mediat nga vetë familjarët e tij.

“Në lidhje me incidentin ndaj deputetit Sali Berisha, policia reagoi menjëherë për të ndaluar agresorin. Po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sulmit. Në lidhje me deklaratën ku pohohet se ai është agjent policie sqarojmë se Gert Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i policisë kriminale në asnjë strukturat të policisë së shtetit. Nuk është përdorur asnjëherë si infiltruar. Dokumenti për shëndetin mendor është dhënë për mediat nga vetë familjarët e tij. Policia përgënjeshtron deklaratat që nuk ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës. Policia është e angazhuar për zbardhjen e të gjithë rrethanave të ngjarjes”, u shpreh Rrumbullaku./Opinion.al

Pas