Aktualitet

Meloni pas përfundimit të samitit: Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:47 - 06/12/22 |
Opi Nion

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të samitit të BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt këtë të martë në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj, Meloni u shpreh se mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Integrimi/anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE vlen për Shqipërinë, Bosnjen, etj. Ne sigurisht që e mbështesim anëtarësimin e tyre. Janë hapa që bëhen nga të dyja palët dhe që kërkojnë kohë”, tha Meloni./Opinion.al

Pas