Kryesore

Meta flet për sulmin ndaj Berishës: Atentat mafioz i porositur nga Edi Rama



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 06/12/22 |
Opi Nion

Atentat ndaj liderit të opozitës e ka cilësuar kryetari i PL, Ilir Meta agresionin ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha gjatë protestës.

Në një dalje për mediat, Meta akuzon kryeministrin Edi Rama si personi që ka porositur sulmin ndaj kryedemorkatit.

Sipas kryetarit të PL, akti i sotëm tentoi që protestën paqesore ta kthente në një manifestim dhune me viktima.

 “Të gjitha pengesat mafioze të shtetit të Edi Ramës për të frikësuar qytetarët që të shprehin angazhimin e tyre për vlerat më të mira europiane në ditët e samiti, të cilin e kemi përshëndetur sepse tregon se Shqipëria është tokë europiane. Duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar devijimit nga rruga europiane. Procesi i Berlinit dhe konsolidimi i vlerave për të cilat shqiptart kanë bërë sakrifica në këto dekada. Shpreh falënderim për liderin e PD. Sali Berisha për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruara, porositur dhe ekzekutuar nga Edi Rama që kishte për qëllim të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima”, deklaroi Meta./ Opinion.al

Pas