Aktualitet

Incidenti ndaj Berishës, Balluku: Realisht ne e dënojmë dhunën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:51 - 06/12/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha u godit ditën e sotme nga një person gjatë marshimit të protestës. Agresionin Berisha e cilësoi të porositur personalisht nga kryeministri Edi Rama.

Lidhur më këtë ngjarje ka folur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ka theksuar se dënon aktet e dhunës dhe se protesta është e drejta çdo qytetari.

Belinda Balluku: Realisht ne e dënojmë dhunën. Dhuna është e dënueshme. Secili ka të drejtë që të protestojë. Ju e keni parë që edhe policia, edhe qeveria i kanë ofruar të gjitha kushtet, kështu që dhuna është e  patolerueshme në të gjitha rastet. Unë shpresoj që zoti Berisha të jetë mirë. Nuk kam pasur mundësi që ta ndjek megjithatë i uroj të shkuara dhe shpresoj që protesta të ketë arritur qëllimin për të cilin u krye.

Pas