Aktualitet

Sulmet kibernetike, Blinken telefonatë me Ramën: Bashkëpunim për sigurinë rajonale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 13/09/22 |
Opi Nion

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Lajmi është bërë i ditur nga Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, ndërsa është postuar në faqen zyrtare në “Facebook”, të ambasadës së SHBA.

Bëhet me dije se Blinken ka dënuar sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.

Po ashtu Sekretari Blinken theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

 

Pas