Te Fundit

Arti në zi! Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i violinës, Hetem Qerimaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 13/09/22 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta, në moshën 88-vjeçare, mjeshtri i madh i violinës, Hetem Qerimaj. Lajmi është bëri i ditur nga djali i tij, Fatos Qerimaj në një status në rrjetet sociale.

“Te nderuar miq,me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranofte ne parajse”-shkruan Fatos Qerimaj.

Hetem Qerimaj lindi më 16 tetor 1934, në Këlcyrë. Pas studimeve filloi punë si violinist në orkestrën simfonike të kryeqytetit. Nga viti 1949 deri në vitin 1963 punoi si violinist në Filarmoninë Shqiptare dhe në Teatrin e Operës.

Në vitin 1963 – 1990 punoi si solist i orkestrës simfonike të Ansamblit të Ushtrisë deri sa doli në pension. Gjatë kësaj kohe ka qenë aktiv si violinist solist duke realizuar disa koncerte në të gjitha qytetet e Shqipërisë nga jugu deri në veri.

Hetem Qerimaj ishte vlerësuar me titullin “Naim Frashëri” i Klasit III, “Artist i Merituar”, “Qytetar Nderi i Këlcyrës”, “Mjeshtër i Madh” marrë në 2005 si dhe shumë vlerësime të tjera.

Pas