Te Fundit

Vdekja e Mbretëreshës,trafikantët ‘e shqiptarëve’:1600£ për të marrë pjesë në varrim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:12 - 13/09/22 |
Opi Nion

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II po përdoret nga bandat e trafikantëve të shqiptarëve si një justifikim për të promovuar oferta për të futur emigrantë në Britani.

Në një artikull kushtuar kësaj çështjeje, media britanike Express  shkruan se trafikantët shqiptarë po bëjnë oferta të reja përmes rrjetit social Tik Tok.

Çmimi që ata ofrojnë është 1,600 £ për person për çdo emigrant që “dëshiron të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës” duke i nxitur ata që të hyjnë në Britani përpara funeralit të Mbretëreshës që do të mbahet të hënën e ardhshme.

Reklamat në platformën e mediave sociale kanë imazhe të mbretëreshës me një pallto dhe kapelë ngjyrë vjollcë.

Tarifa prej 1600 paund është gjysma e çmimit të marrëveshjeve të mëparshme që bënin trafikantët për të futur emigrantët përmes kanalit të La Manshit. Më parë, ofertat varionin nga 3000 deri në 5000 paund.

Kjo ofertë e veçantë duket se u drejtohet shqiptarëve që kanë zënë 60 për qind të ardhjeve në të gjithë kanalin gjatë verës.

Bandat kanë ofruar gjithashtu që fëmijët të kalojnë pa pagesë në një përpjekje për të inkurajuar familjet që të bëjnë kalimin.

Sipas zyrtarëve të Forcave Kufitare, gjatë garës së fundit për kryeministër në Britani, trafikantët paralajmëruan se migrantët duhej të kalonin përpara se të formohej një Qeveri e re me Liz Truss si kryeministre, e cila do të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.

Zonja Truss është zotuar të negociojë më shumë marrëveshje deportimi për në Ruandë dhe të ruajë rolin e Marinës në mbikëqyrjen e funksionimit të kanalit.

Pas