Kryesore

Shtyhet sërish inaugurimi i “Arenës Kombëtare”


               Publikuar në : 17:59 - 19/08/19 |
Al Do

Ndonëse ishte kërkuar me çdo kusht nga FSHF që “Arena Kombëtare” të inaugurohej në shtator, tifozët do të duhet të vazhdojnë të presin pasi stadiumi i ri nuk është ende gati.

Ndeshja e raundit të pestë mes Shqipërisë dhe Islandës do të luhet më datë 10 shtator dhe ishte premtuar si ndeshja që do të çelte stadiumin e ri por në agjendën e UEFA-s kjo ndeshje është parashikuar të luhet në “Elbasan Arena”.

Kur duhen edhe 20 ditë nga ndeshja me Islandën, në “Arenën Kombëtare” nuk është shtruar ende tapeti i blertë. Kjo e bën praktikisht të pamundur kapjen e afatit të dytë të inaugurimit pasi herën e parë u premtua se stadiumi do të ishte gati në qershor.

Stadiumi i ri ka kushtuar 60 milion euro dhe ndërtimi i tij ka nisur që në vitin 2016. Çdo afat për përfundimin e tij ka kaluar. Fillimisht u pretendua se ai do të përfundonte në fund të 2018, më pas vetë kryeministri Rama theksoi se sportdashësit do ta kishin gati stadiumin në Qershor dhe shtyrja më e fundit ishte Shatori i 2019-ës.

Tifozët tashmë duhet të presin nëntorin kur Shqipëria do të presë Andorrën dhe Francën, këtë radhë me shpresën që stadiumi të jetë gati. /Opinion.al

Pas