InstaBIZ

Aktori i njohur i jep fund beqarisë


               Publikuar në : 18:02 - 19/08/19 |
xhu lia

Aktori i njohur për shumë role sidomos në filma aksion Dwayne Johnson i ka dhënë fund beqarisë duke u lidhur në martesë me të parteren e tij Lauren Hashian. Ka qenë 47-vjeçari i cili përmes disa fotove në Instagram ka bërë të ditur se janë lidhur në martesë. “Ne pranojmë”,-ka shkuar Johnson.

Dasma u zhvillua larg syve të mediave dhe kureshtarëve në Hawai buzë detit. Nusja kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë dhe mbante në duar buqetën me lule të bardha, ndërsa dhëndri kishte veshur pantallona dhe këmishë të bardhë duke iu përshtatur ambientit.

Në prill të vitit 2018 ata sollën në jetë vogëlushen Riana. Ata janë prindër gjithashtu të një vajze tjetër të quajtur, Jasmine, e cila ka lindur në vitin 2015.  Ndërkohë aktori ka edhe një vajzë tjetër nga martesa e tij me Dany Garcian./Opinion.al/

Pas