Aktualitet

Shpërndanin kanabis dhe kokainë në Tiranë, në pranga 3 adoleshentë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:05 - 02/10/22 |
Opi Nion

Tre adoleshentë janë arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike, në kryeqytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet L.D., 18 vjeç, K.A., 17 vjeç dhe M.C., 17 vjeç.

Gjatë kontrollit nga policia, 18-vjeçarit L. D., iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Po ashtu edhe dy adoleshentëve të tjerë, përkatësisht shtetasit me inicialet K.A dhe M.C iu gjet dhe sekuestrua nga policia një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të policisë, rezultoi se 17-vjeçari K.A e shpërndante lëndën narkotike në rrugën “Lord Bajron”, ndërsa M.C në rrugën “Kristo Luarasi”.

Sakaq, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

 

Pas