Bota

Policia zvicerane përdor plumba gome në protestën anti-Iran



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:29 - 02/10/22 |
Opi Nion

Policia zvicerane ka përdorur plumba gome për të shpërndarë protestuesit përpara ambasadës iraniane në Bernë pasi dy persona u ngjitën mbi gardhin e ambasadës dhe hoqën flamurin iranian që ndodhej brenda oborrit të saj.

Policia vendase bëri me dije se nuk pati asnjë të lënduar, ndërsa turma e madhe e protestuesve u shpërnda pas përdorimit të plumbave të gomës.

Ndërkohë, dy protestuesit që hynë në ambientet e ambasadës u arrestuan, sipas policisë në kryeqytetin zviceran.

Policia tha se përdori plumba gome pasi disa protestues të tjerë në demonstratën e paautorizuar tentuan të ndiqnin dy burrat që kishin hyrë fillimisht në oborrin e ambasadës për t’u futur dhe ata brenda ambienteve të saj.

Nuk dihet ende numri i protestueve të arrestuar.

Gjatë dy javëve të fundit, mijëra iranianë kanë dalë në rrugë për të protestuar për vdekjen e Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e cila vdiq teksa po mbahej nga policia.

E reja vdiq më 16 shtator pasi ishte arrestuar nga policia e moralit në kryeqytetin, Teheran, pasi dyshohet se nuk kishte respektuar rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Po ashtu, mijëra protestues kanë organizuar gjithashtu demonstrata në vende të ndryshme të botës për vdekjen e Amini. Ata gjithashtu kanë shprehur zemërimin për trajtimin e grave dhe represionin më të gjerë në Republikën Islamike./Opinion.al

Pas