Bota

Bosnje-Hercegovina/ Shkoi për të votuar, 81-vjeçarja vdes në qendrën e votimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:55 - 02/10/22 |
Opi Nion

Një qendër votimi në Grabavicë të Sarajevës është mbyllur përkohësisht pasi një 81-vjeçar ka ndërruar jetë në hyrje të saj.

Sipas mediave të huaja, e moshuara ka humbur jetën si pasojë e një sulmi epileptik.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e urgjencës dhe policia. Mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar gruan, por fatkeqësisht 81-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.

Bosnje e Hercegovina po mban sot zgjedhjet e përgjithshme, nga të cilat pritet të dalin udhëheqësit e rinj të vendit. Në zgjedhje marrin pjesë parti historike nacionaliste si dhe parti reformatore, të cilat janë të fokusuara te çështjet ekonomike. 3.3 milionë qytetarë janë thirrur në votime./Opinion.al

Pas