Politikë

Shoqërimi i anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, reagon PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:22 - 19/12/20 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar pas shoqërimit nga policia të disa prej anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ish-deputetja Albana Vokshi shkruan në “Facebook” se ata janë dhunuar dhe se policia ka fshirë nga celularët pamjet që kishin mundur të regjistronin gjatë ndalimit.

Më tej, Vokshi shkruan; “Ky akt i shëntuar dhe i rëndë për aktivistë të shoqërisë civile që për muaj dhe vite me radhë kanë demonstruar forcën e një proteste paqësore siç ishte ajo për mbrojtjen e teatrit, është dëshmi e qartë se segmentet politike në policinë e shtetit janë aktive dhe në dispozicion të terrorit që përpiqet të mbjellë në opinion kryeministri Rama.”

Deri më tani ende nuk është e qartë arsyeja e shoqërimet të Astrit Seranaj, Ergys Mertiri dhe Donald Martini.

Reagimi

Ndalimi i paligjshem i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është treguesi i radhës se në policinë e shtetit ka segmente që vazhdojnë të dhunojnë qytetarët dhe të drejtat e tyre.

Sot në mbrëmje, janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1, drejtues të Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit. Pa asnjë arësye, duke i dhunuar dhe fshirë nga celularët pamjet që kishin mundur të regjistronin gjatë ndalimit të dhunshëm. Anëtarët e AMT: Ergys Mërtiri, Titi Seranaj dhe Dondal Martini janë shoqëruar, ndërkohë që dy prej tyre janë ende brenda komisariatit nr. 1 në kryeqytet.

Ky akt i shëntuar dhe i rëndë për aktivistë të shoqerisë civile që për muaj dhe vite me radhë kanë demonstruar forcën e një proteste paqësore siç ishte ajo për mbrojtjen e teatrit, është dëshmi e qartë se segmentet politike në policinë e shtetit janë aktive dhe në dispozicion të terrorit që përpiqet të mbjellë në opinion kryeministri Rama.

Është e qartë që as dorëheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar në përdorimin e policisë si vegël qorre e tekave të Kryeministrit i cili jo më larg se dje edhe një herë shprehu mbështetjen për drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe ato struktura që manipuluan vrasjen e të riut Rasha dhe dhunuan për ditë me radhë të rinjtë protestues në kryeqytet.

Ky eshte modeli me i shemtuar i nje policie qe duhet te jete ne krah dhe ne mbrotje te qytetareve.

Cdo dite e me shume nuk gjen qytetare qe e shohin policinë si mbrojtes por tashme e konsiderojne xhelat ne duar te Edi Rames qe dhunon cdo kend qe mendon kunder tij.

Boll eshte boll. Shqiperia ka nevoje per ndryshim!

Pas