Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

2026/06/24 at 3:06 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

Klevion Ahmetaj (Cllevio) dëshmoi të mërkurën në procesin ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.


Ahmetaj shpjegoi se nuk kam asnjë lidhje me të pandehurit, as familjare, as miqësore. “Me Laert Haxhiun kam njohje. Jetoj në Lushnjë; Laerti është jo më larg se 150 m larg shtëpisë sime. Jemi rritur bashkë, njihemi familjarisht. Në vitin 2007 kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur kthehesha rrija në Lushnjë. Kur e kam njohur Laertin, ka qenë pa punë. Viteve të fundit nuk e kam takuar fare. Vij nga SHBA-ja në vitin 2013 dhe në 2014 rashë në burg, dhe kam dalë në vitin 2020 nga burgu; nuk jam takuar më me të. Burgun e kam vuajtur në 313, 302 Fier dhe Durrës. As telefonata dhe asnjë lloj kontakti nuk kam pasur me Laertin”, tha ai.

Cllevio foli edhe për lidhjen e tij me Noizyn. “Me Rigels Rajkun kam njohje artistike. Ai është muzikant i njohur dhe unë kam qenë muzikant i panjohur. Ky Rigels Rajku, për të marrë famë, shante Viktor Palokën, të njohur si Unikkatilin. Ne kur na shante Noizy, ishim në Amerikë. Pas 15–20 vitesh ia ktheva edhe unë në muzikë duke sharë Noizyn. Unë jam shkrimtar, shkruaj tekste muzike. Kur dola në vitin 2020, doja të bëhesha i famshëm dhe fillova të bëjmë “diss” në mënyrë artistike. Dhe kur bëra këngën, u bëra i famshëm dhe më pëlqente. Dhe një ditë të bukur i thash vetes: “Boll me diss”, dhe shkova t’i kërkoja falje. Ishte i shoqëruar atë ditë në Durrës. Kur shkova te lokali “Zins” në Currila, u parkova dhe u thashë shokëve të mos dilnin nga makina.

Kur vajta aty, doli Rigels Rajku, djali i Bashkimit dhe rreth 12 veta. Aty më rrahën, më shkelmuan në kokë me këmbë. Pata mpiksje gjaku në kokë. Shkova në spital, u mjekova dhe u arrestova sepse isha në arrest shtëpie dhe përfundova në burg”, dëshmoi Cllevio.

“Unë e kisha njoftuar se po i shkoja te lokali dhe kisha hapur Instagram live duke thënë se po shkoja në Durrës te Noizy. Kur hyra te lokali, ishte një roje; i thashë të ma thërriste Noizyn. Ai erdhi për 24 sekonda dhe erdhi bashkë me bandën e tij OTR. Nuk i njoh kush ishin ata që e shoqëronin Noizyn. Kur erdhi Noizy, hoqa syzet për ta respektuar dhe në atë moment më goditi me grusht dhe u godita nga 6–8 veta.

U përfshinë në sherr edhe dy shokët e mi, njërit iu thyen dhëmbët. Unë kam pasur dëmtime në kokë dhe brinjë. Për këtë ngjarje kam dhënë deklaratë kur kam qenë në IEVP Fier. Nëna ime ishte në Shqipëri, të tjerët ishin në Amerikë. Është dokumentuar me pamje filmike që më godasin. Nuk mendova të hakmerresha ndaj Noizyt”.

Sa i përket shpërthimit me tritol të lokalit të Noizyt, Ahmetaj tha se e ka marrë vesh nga shokët në burg. “Kur shkova në sektor, e mora vesh që kishte ndodhur shpërthimi pas disa ditësh. Pastaj më thirri një oficer policie në Durrës dhe më tha se ka një hetim për shpërthimin me tritol. Unë i thashë se nuk e di kush ia ka vendosur tritolin, sepse isha në burg. E mendova me vete kush mund ta ketë bërë, dhe mendova se mund ta kishte bërë “BABA”. Nuk më ka ardhur asnjë lajm që Laerti ta ketë bërë këtë gjë. Marjus Tahani nuk e njoh fare. Nuk pajtohem me Rigelsin”, tha ai.



Ju sugjerojmë

Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
Para
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet
















TE FUNDIT

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
14 Korrik, 2026

Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
14 Korrik, 2026

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një deklarate të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e...

Lexo më shumë

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
14 Korrik, 2026

Elseid Hysaj është pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar pritet të mbetet pjesë e Serie...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
14 Korrik, 2026

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}