Politikë

Përfundon pas tre orësh takimi, Basha e Kim thyejnë orën policore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:47 - 19/12/20 |
Opi Nion

Pas tre orësh ka përfunduar takimi mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Takimi informal u mbajt në një restorantë pranë kryeministrisë, ku në fokus të takimit kanë qenë dis çështje të aktualitetit në vend.

Ky takim vjen pas vendimit të prokurorisë për të përfunduar hetimet për dosjen “184” si dhe bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se ditën e djeshme, PD  reagoi përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi për përfundimin e hetimeve në kuadër të dosjes “184”. Bardhi theksoi se drejtësia nuk bëri drejtësi për dosjen “184”, duke përmendur emrat e personave që sipas tij, duhet të ishin marrë si të pandehur.

Takimi mes Bashës dhe Kim zgjati nga ora 19:30 deri në orën 22:20 duke thyer kështu dhe orën policore e vendosur në kuadër të masave anti-COVID./Opinion.al

Pas