Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen

2026/06/24 at 3:03 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen

Kryeqytetit iu shtua një tjetër terren modern futbolli, me inaugurimin e fushës së re në zonën e Picallës, një investim i realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me akademinë “Tirona Republic Football Academy”. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, drejtuesit e akademisë, përfaqësues të komunitetit sportiv, prindër dhe dhjetëra fëmijë që do të kenë mundësinë të stërviten në këtë impiant të ri.


Ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të FSHF-së për zgjerimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit të fëmijëve dhe të rinjve. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Presidenti Duka vlerësoi rëndësinë e investimeve në terrenet sportive dhe theksoi se futbolli duhet të jetë sa më pranë fëmijëve.

“Jam vërtet shumë i lumtur që marr pjesë sot në këtë ceremoni inaugurimi të kësaj fushe, e cila nuk është thjesht një fushë futbolli me bar artificial, por është mendimi ynë për të investuar për ju dhe të gjithë bashkëmoshatarët tuaj, për të luajtur futboll, për t’u rritur sa më të gëzuar dhe për t’u edukuar sa më mirë nëpërmjet futbollit.Jam shumë i bindur që i gjithë brezi ynë ka borxhe karshi moshës suaj për infrastrukturën që duhet të bëjë për futbollin-tha presidenti Duka në fjalën e tij.

Presidenti Duka theksoi gjithashtu se është detyrë e të gjithë institucioneve që të krijojnë kushte sa më të mira

‘Fatmirësisht, ne në Shqipëri jemi vendi i parë në Europë që e dashurojmë futbollin. Të gjithë prindërit duhet t’i sjellin fëmijët në futboll. Të gjithë fëmijët të bëjnë “presion” te prindërit që t’i dërgojnë në futboll. Detyra e të gjitha institucioneve është që të krijojnë sa më shumë kushte dhe kemi deficite për infrastrukturën sportive dhe fushat e futbollit. Por sot jemi në një rast të mirë, në një shembull që është për t’u ndjekur nga të gjithë. Unë dua të falënderoj drejtuesit e akademisë “Tirona Republic Football Academy”. Është një bashkëpunim me Federatën e Futbollit. Siç dihet, kjo fushë është investuar nga FSHF dhe nga financat private të drejtuesve të akademisë. Dua t’i falënderoj që kanë marrë këtë iniciativë dhe të sensibilizoj të gjithë ata që e duan futbollin dhe ata që kanë mundësi, por që nuk merren me futboll, që t’i bashkohen iniciativës sonë për të bërë sa më shumë fusha futbolli dhe për të qenë sa më pranë jush për të përmirësuar infrastrukturën, që vërtet t’ju plotësojmë kushtet juve që të ndiqni ëndrrën dhe pasionin tuaj, për të vazhduar këtë lojë të bukur. Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju, kryesisht fëmijëve që jeni këtu. Dua t’ju falënderoj që na ndiqni lojën dhe neve. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, prindërit për besimin që kanë te ne, drejtuesit e akademisë dhe uroj ta shijoni këtë fushë. Uroj që ta shijoni futbollin, të gëzoni, të qeshni, të bëni gola, të miqësoheni sa më shumë dhe të rriteni si një komunitet dhe skuadër. Faleminderit shumë që jeni sot këtu-tha kreu i FSHF

Fusha e re në Picallë është një tjetër investim konkret i FSHF-së në kuadër të projektit “100 Fushat”, që synon rritjen e numrit të terreneve sportive dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit në të gjithë Shqipërinë.



Ju sugjerojmë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Para
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
















TE FUNDIT

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
14 Korrik, 2026

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një deklarate të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e...

Lexo më shumë

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
14 Korrik, 2026

Elseid Hysaj është pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar pritet të mbetet pjesë e Serie...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
14 Korrik, 2026

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
14 Korrik, 2026

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi planin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një taksë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}