Bota

SHBA, Pete Buttigieg shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale


               Publikuar në : 08:54 - 15/04/19 |
eri on

Pete Buttigieg, kryebashkiaku i South Bend në shtetin amerikan të Indianës, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën në Partinë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Buttigieg është 37 vjeç, ka pranuar hapur prirjen e tij homoseksuale dhe për tetë vite ka shërbyer në Marinën Amerikane.

Në fjalimin ku shpalli kandidaturën, Buttigieg është shprehur se ka vendosur të kandidojë për shkak të nevojës urgjente për të ndryshuar vendimet e administratës Trump mbi ndryshimet klimaterike, sistemin shëndetësor dhe emigrimin./Opinion.al

Pas