Kryesore

Rihapen aplikimet për maturën shtetërore, ja kur plotësohet formulari A1


               Publikuar në : 09:10 - 15/04/19 |
eri on

Të gjithë maturantët të cilët nuk arritën të plotësojnë formularët e aplikimit për në universitet, do të kenë një shans të dytë. Me anë të një shkrese zyrtare, Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit ka njoftuar rihapjen e aplikimeve në fund të muajit maj.

Aplikimet do të bëhen në rrugë elektronike në ambientet e shkollës. “Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/ A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se ky portal dhe portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri në 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00. Plotësimi online i formularit bëhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesën të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është e mbyllur”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas