Bota

Presidenti i Ekuadorit: Assange e ktheu ambasadën tonë në qendër spiunazhi


               Publikuar në : 09:21 - 15/04/19 |
eri on

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno ka thënë se asnjë shtet nuk ka ndikuar në vendimin për t’i hapur rrugë arrestimit të Julian Assange, duke lejuar efektivët britanikë të hyjnë në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Moreno shkoi edhe më tej me akuzat e tij, duke thënë se Assange përgjatë qëndrimit 7-vjeçar në ambasadë, e ka përdorur atë si një qendër spiunazhi.

“Çdo përpjekje për destabilizim është e dënueshme për Ekuadorin, sepse ne jemi një vend sovran dhe respektojmë politikat e çdo vendi tjetër. Ne nuk mund të lejojmë shtëpinë tonë, që hapi dyert e saj kur nevojitej, të kthehet në një qendër spiunazhi”, ka thënë Moreno.

Në muajin shkurt, më shumë se 200 emaile, mesazhe dhe fotografi të telefonit të Morenos u publikuan në një media ekuadoriane, duke e akuzuar presidentin për korrupsion. Menjëherë, ai akuzoi grupin që drejtohet nga Assange. Pikërisht kjo gjë mendohet të jetë bërë shkak për heqjen e të drejtës për azil të Assange./Opinion.al

Pas