Aktualitet

S’dha shpjegime se ishte i lidhur me aparatura, lihet në arrest shtëpie mjeku Fitim Marku



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:37 - 26/09/22 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest shtëpie për mjekun Fitim Marku të arrestuar disa ditë më parë për korrupsion te Spitali i Traumës.

Marku pësoi ishemi celebrale, dhe si pasojë ndodhej i lidhur me aparatura dhe në pamundësi për të dhënë shpjegime para gjykatës.

Fitim Marku u arrestua pasi u kap duke marrë ryshfet. Pamjet e arrestimit të tij nga oficerë me maska dhe shoqërimi me uniformë në furgonin e policisë u bënë virale në rrjet dhe sollën mjaft reagime.

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë në një reagim tha se mbështesin çdo veprim të organeve ligjzbatuese për hetimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje të kryer nga kushdo gjatë ushtrimit te detyrës, por shprehën shqetësim për mënyrën denigruese të ndalimit të mjekut.

Sipas tyre, pamje të tilla, të bëra publike, ku mjeku me uniformë shoqërohet nga policë të maskuar nuk janë parë as në rastet e ndalimit të kriminelëve të rrezikshëm apo zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion të përmasave të mëdha./Opinion.al

Pas