Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusi/ Sulmi me 13 të vrarë, autori me simbole naziste, çfarë postoi në Telegram

2022/09/26 at 4:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusi/ Sulmi me 13 të vrarë, autori me simbole naziste, çfarë postoi në Telegram

Ditën e sotme një sulm me armë në një shkollë në Rusi la të vdekur të paktën 13 persona, shtatë prej të cilëve ishin fëmijë.


Sipas mediave të huaja, autori i ngjarjes për kryerjen e këtij akti të rëndë u frymëzua nga të shtënat famëkeqe në shkollën “Columbine”.

Fillimisht u raportua se dy roje sigurie dhe disa fëmijë u vranë dhe u plagosën në shkollën nr. 88 në Izhevsk, kryeqyteti i Republikës së Udmurtit të Rusisë afërsisht 600 milje në lindje të Moskës.

Në pamjet e publikuar shfaqeshin nxënës dhe mësuesi të strukur nën tavolina dhe të fshehur në dollapët e klasave të tyre, ndërsa personi i armatosur kalonte nëpër salla. Studentë të tjerë u plagosën pasi u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar të shtënave me armë.

Videot e postuara në “Telegram” shfaqën momentin kur policët e armatosur u grumbulluan në ndërtesë në kërkim të personit të armatosur, ndërsa oficerë dhe mësues të tjerë çuan fëmijët e frikësuar drejt daljeve.

Më vonë policia e gjeti autorin të vdekur në shkollë pasi ky i fundit vrau veten pasi kreu krimin e rëndë.

Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë krim makabër, ndërsa imazhet e kufomës së autorit treguan një shenjë naziste të qepur në këmishën e tij.

Ndërkohë, pistoletat e përdorura në sulm mbanin zinxhirë çelësash të punuar me dorë për të nderuar sulmuesit e Columbine Eric Harris dhe Dylan Klebold, të cilët organizuan një sulm në një shkollë në Kolorado, SHBA, në vitin 1999.

Një zinxhir shfaqte fjalët “Eric” dhe “Dylan”, ndërsa në tjetrin shkruhej “Columbine”.

Më pas, sulmuesi u identifikua si Artyom Kazantsev, një ish-nxënës i shkollës nr. 88, i lindur në vitin 1988.

Daily Mail publikon edhe se çfarë ka shkruar autori i ngjarjes në “Telegram”.

“Ajo që ndodhi nuk është një sulm terrorist. Si e vetmja arsye për atë që ndodhi, ju kërkoj të përmendni urrejtjen. Unë nuk jam anëtar i asnjë organizate ekstremiste, nuk kam kërkesa politike”, thuhet në një mesazh të postuar në Telegram, që mendohet se është shkruar nga sulmuesi.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin denoncoi ngjarjen si një “sulm terrorist çnjerëzor”.

“Presidenti uron shërimin e të plagosurve të mbetur nga ky sulm terrorist çnjerëzor”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Pamjet video të postuara në aplikacionin e mesazheve Telegram treguan fëmijë të tmerruar dhe një mësues të strehuar brenda në një klasë, ndërsa personi i armatosur endej nëpër sallat./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
SHBA miraton 400 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

SHBA miraton 400 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

Balluku dhe Yuri Kim vizitojnë termocentralet lundruese në Vlorë

Balluku dhe Yuri Kim vizitojnë termocentralet lundruese në Vlorë

Kim:Rreth 200 mijë shtëpi mund të furnizohen me energji nga dy anijet lundruese të Vlorës

Kim:Rreth 200 mijë shtëpi mund të furnizohen me energji nga dy anijet lundruese të Vlorës
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}