Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur me organizimin logjistik të ekipit.
Sipas tij, kombëtarja e Iranit është përballur me vështirësi në orët e fundit, duke përfshirë udhëtime të ndërlikuara, transferime të shpeshta dhe menaxhim jo të qëndrueshëm të kampit stërvitor. Ai tha se skuadra është detyruar të udhëtojë drejt Tijuana-s në Meksikë dhe më pas të kthehet në Los Anxhelos për ndeshjen kundër Belgjikës.
“Është një situatë shumë stresuese për lojtarët, kemi pak mbështetje. Mendoj se FIFA mund të kishte bërë më mirë,” deklaroi Taremi, duke shtuar se ekipi është i lodhur nga problemet e muajve të fundit.
Megjithatë, ai theksoi se këto vështirësi nuk duhet të shërbejnë si justifikim sportiv dhe se skuadra mbetet e përqendruar në ndeshjet e ardhshme.
Taremi konfirmoi gjithashtu se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vizituar dhomën e zhveshjes, duke e cilësuar si një gjest pozitiv, por jo të mjaftueshëm për të zgjidhur problemet organizative.
Në sfond, trajneri Amir Ghalenoei e ka cilësuar ekipin si “më të keqtrajtuarin e turneut”, duke kritikuar organizimin pas barazimit 2-2 ndaj Zelandës së Re. Raportet përmendin gjithashtu vështirësi me vizat për rreth 15 anëtarë të delegacionit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.














