Aktualitet

Kim:Rreth 200 mijë shtëpi mund të furnizohen me energji nga dy anijet lundruese të Vlorës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:41 - 26/09/22 |
Opi Nion

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim kanë inspektuar pasditen e sotme anijet për prodhimin e energjisë në Vlorë.

Ambasadorja Kim tha se 150-200 mijë familje shqiptare do të mund të funksionojnë vetëm falë prodhimit të energjisë elektrike prej këtyre dy anijeve lundruese për prodhimin e energjisë.

“Nuk duken të bukura por rëndësi ka që funksionojnë. Po shihja statistikat, nëse kjo funksionin si duhet të prodhojë të paktën 114 megavat. Kjo të paktën mund të përmbush nevojat 12-15% për energjinë elektrike në vend. Në terma mesatare do të thotë deri 150-200 mijë shtëpi. Do vazhdojmë të punojmë ngushtësisht për t’u siguruar që Shqipëria të ketë energjinë që ka nevojë në këtë kohë”, tha Kim./Opinion.al

 

Pas