Aktualitet

Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha kërkon t’i kthehen mbrapsht paratë e sekuestruara



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:55 - 26/09/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme është është zhvilluar seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, në ngarkim të ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Mësohet se përmes avokatit, Hoxha pretendoi se vendimi ndaj saj në Shkallën e Parë, ku u dënua me 2 vjet burg ishte dhënë nën trysni politike e mediatike.

Bëhet me dije se ditën e sotme në sallën e gjyqit, Hoxha ka kërkuar pafajësinë dhe kthimin e parave të sekuestruara.

Sakaq, këto kërkesa janë kundërshtuar nga organi i akuzës, me pretendimin se në ankim ish-gjyqtarja nuk ka kërkuar shfuqizimin e vendimit, për sa i përket sekuestros.

Trupa gjykuese do ta shpallë vendimin më datë 11 tetor./Opinion.al

Pas