Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TikTok mund të gjobitet me 27 milionë paund në Angli, ja arsyeja

2022/09/26 at 5:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
TikTok mund të gjobitet me 27 milionë paund në Angli, ja arsyeja

Platforma e njohur sociale TikTok po përballet me rrezikun e një gjobe prej 27 milionë paundësh pasi ka dështuar në mbrojtjen e fëmijëve kur ata përdorin aplikacionin.


Zyra e Komisionerit të Informacionit në Mbretërinë e Bashkuar (ICO) zbuloi, se platforma e ndarjes së videove mund të ketë përpunuar të dhënat e fëmijëve nën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve të tyre.

BBC shkruan se, mbikëqyrësi tha se shkelja ka ndodhur për më shumë se dy vjet deri në korrik 2020, por ende nuk ka përfunduar hetimin e tij. Platforma kundërshton gjetjet, duke vënë në dukje se ato janë “të përkohshme”.

Hetimi i ICO-së zbuloi se platforma sociale, përpunonte të dhënat e fëmijëve nën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve, dështoi të sigurojë informacionin e duhur për përdoruesit e tij në mënyrë koncize, transparente dhe lehtësisht të kuptueshme si dhe përpunoi të dhënat e kategorive të veçanta pa pasur një arsye legjitime për ta bërë këtë.

Sipas Ofcom, 44% e fëmijëve të moshës 8 deri në 12 vjeç në MB përdorin TikTok, pavarësisht politikave të tij, të cilat ndalojnë aksesin në platformë për fëmijët nën 13 vjeç.

Komisioneri i Informacionit John Edwards tha: “ Ne të gjithë duam që fëmijët të jenë në gjendje të mësojnë dhe përjetojnë botën dixhitale, por me mbrojtjen e duhur të privatësisë. Kompanitë që ofrojnë shërbime dixhitale kanë një detyrim ligjor për të zbatuar këto shërbime, por pikëpamja jonë është se platforma Tik Tok nuk e plotësonte këtë kërkesë .’

TikTok, ka zhvilluar një sërë veçorish për të forcuar privatësinë dhe sigurinë në faqe, duke përfshirë lejimin e prindërve të lidhin llogaritë e tyre me llogaritë e fëmijëve të tyre dhe çaktivizimin e mesazheve direkte për fëmijët nën 16 vjeç.

ICO tha se gjetjet e saj në njoftim ishin të përkohshme dhe nuk mund të konkludohej në këtë fazë se kishte pasur një shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Tik Tok tha:Platforma Tik Tok nuk ka asnjë lidhje me rastin. Ky njoftim i qëllimit, i cili mbulon periudhën maj 2018-korrik 2020, është i përkohshëm dhe, siç ka deklaruar vetë ICO, nuk mund të nxirren përfundime përfundimtare në këtë moment .’

Në vitin 2019 , kompania kineze u gjobit me 5.7 milionë dollarë rekord nga Komisioni Federal i Tregtisë për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve. Koreja e Jugut gjithashtu është gjobitur për arsye të ngjashme.

Në korrik, Komiteti i Tregtisë i Senatit të SHBA votoi në favor të një mase që do të rriste moshën në të cilën fëmijët do të kishin mbrojtje speciale të privatësisë në internet në 16 vjeç dhe do të ndalonte reklamimin e synuar për fëmijët pa pëlqimin e tyre.



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ 11 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

COVID-19 në Shqipëri/ 11 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Berisha: Rama avokat i Vuçiçit, justifikon rreshtimin e tij në krah të Rusisë

Berisha: Rama avokat i Vuçiçit, justifikon rreshtimin e tij në krah të Rusisë

Berisha:Rama njeri pa atdhe, kanë ikur kohët kur vendimet merreshin në Beograd e Stamboll

Berisha:Rama njeri pa atdhe, kanë ikur kohët kur vendimet merreshin në Beograd e Stamboll
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}