Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

2026/06/16 at 6:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

Nga një qytet i Toskanës në Itali kalonin çdo vit deri në 100 milionë euro pa lënë pothuajse asnjë gjurmë bankare.


Sipas hetimeve të antimafias italiane, në Prato funksiononte një lloj “banke fantazmë” që garantonte pagesa të padukshme për trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe transaksionet mes kompanive tekstile kineze në Europë. Mes klientëve të saj, sipas prokurorëve, ishin organizata të njohura mafioze italiane si Sacra Corona Unita, Ndrangheta dhe Camorra, por edhe një grup kriminal shqiptar.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Antimafia e Firences dhe Policia italiane çoi në arrestimin e 41 personave, mes tyre italianë, kinezë dhe shqiptarë, ndërsa u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 60 milionë euro.

Në qendër të hetimit ndodhet një shtetas kinez 50-vjeçar, i dënuar më parë për trafik droge. Pasi përfundoi vuajtjen e dënimit në Toskanë, ai dyshohet se ngriti në Prato një strukturë financiare të paligjshme që arrinte të lëvizte nga 80 deri në 100 milionë euro në vit.

Sistemi bazohej te “haëala”, një mekanizëm i vjetër transferimi parash i njohur edhe si “paratë fluturuese”. Paratë nuk lëvizin fizikisht nga një vend në tjetrin. Një ndërmjetës merr shumën në një shtet dhe një bashkëpunëtor i tij në një shtet tjetër kryen pagesën te përfituesi, kundrejt një komisioni.

Sipas hetuesve, kjo skemë përdorej për të ricikluar fitimet nga trafiku i drogës dhe për t’i futur ato në ekonominë legale. Një rrjet korrierësh mblidhte paratë e pista dhe më pas i shpërndante te bizneset tekstile të Pratos si pagesa në të zezë për mallra të blera nga kompani kineze që operonin në Spanjë, Francë dhe Gjermani.

E njëjta skemë dyshohet se përdorej edhe për blerjen e lëndëve narkotike nga organizata kriminale shqiptare dhe grupet mafioze italiane.

Hetuesit kanë dokumentuar edhe takime për mbylljen e pazareve të drogës. Në një rast në vitin 2022, një marrëveshje u finalizua brenda një makine luksoze Rolls-Royce. Droga më pas transportohej drejt Pratos me automjete të pajisura me vende të fshehta.

Por aktiviteti i grupit nuk kufizohej vetëm te paratë dhe droga. Kreu i dyshuar i organizatës akuzohet bashkë me pesë persona të tjerë edhe për favorizim të emigracionit të paligjshëm.

Sipas prokurorisë, në vitin 2023 pesë shtetas kinezë u futën ilegalisht në Itali përmes një rruge që kalonte nga Serbia dhe Hungaria. Secili prej tyre dyshohet se pagoi 9.500 euro për udhëtimin. Pas mbërritjes në Serbi, grupi kaloi kufirin në këmbë, pa ushqim dhe ujë. Disa u plagosën nga telat me gjemba përpara se të mbërrinin në Itali.

“Hetimet tregojnë ekzistencën e një sistemi bankar paralel dhe të fshehtë që shërben jo vetëm për financimin e aktiviteteve të paligjshme, veçanërisht trafikut të drogës, dhe për riinvestimin e fitimeve të tyre, por edhe për ndërthurjen e aktiviteteve kriminale me mashtrimet fiskale”, deklaroi prokurori kombëtar antimafia Giovanni Melillo./CorrieredellaSera 



Ju sugjerojmë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Para
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}