Aktualitet

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e ‘Turgut Ozal’



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:50 - 26/09/22 |
Opi Nion

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kolegjit “Turgut Ozal” për pezullimin e mbylljes së kopshtit “Zybeide Hanëm”.

Në seancë përfaqësuesit e kopështit kërkuan pezullimin e urdhrit derisa të shqyrtohet në themel padia e tyre kundër Ministrisë së Arsimit, por kjo gjë u rrëzua nga Gjykata.

Ministria vendosi ta mbyllë kopshtin pasi godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.

Ndërkohë, kryeministri Rama më herët deklaroi se pronarët e shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin diku tjetër në kundërshtim me ligjin.

Katër ditë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Ndërkohë, një ditë pas vendimit të qeverisë, reagoi dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila pohoi se arsyeja që ishte mbyllur shkolla, ishte për faktin se kolegji ishte transferuar në një godinë për të cilën nuk ishte marrë leje dhe se nuk plotësonte standardet./Opinion.al

Pas