Aktualitet

Salianji takim me fermerët: Qeveria e përdori naftën si mashtrim në fushatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:20 - 03/10/21 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerët.

Në një status në rrjetet sociale teksa publikon foto nga takimet ai akuzon qeverinë se naftën e ka përdorur si instrument mashtrimi gjatë fushatës.

Më tej ai thotë se fermerët në shumicën e rasteve i hedhin në kanale prodhimet ose i shesin me çmim në kosto. Sakaq ai shkruan se Qeveria dhe perfaqësuesit e saj as nuk duken pas zgjedhjeve!

“Me fermerët!

Qeveria ju është bërë barrë fermerëve, në bashkëpunim me kartelet ka rritur çmimin e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve. Naftën e përdorën vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, taksën e tokës e rrisin çdo vit.

Prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten me çmim në kosto. Qeveria dhe përfaqësuesit e saj as nuk duken pas zgjedhjeve!

Gjithçka për ti shkurtuar ditët kësaj qeverie!”, shkruan Salianji./Opinion.al

Pas