Aktualitet

Atentat në Greqi, shqiptari qëllohet me plumb në kokë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:43 - 03/10/21 |
Opi Nion

Një shqiptar është qëlluar me dy plumba mbrëmjen e sotme në një atentat në Athinë.  Ngjarja ndodhi në rrugën Liosion në qendër të kryeqytetit grek.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari mori dy plumba në kokë dhe është transportuar me ambulancë në spital.

Sipas informacioneve të para, sulmi ndodhi në një kafene në zonën e Agios Panteleimon, në Athinë.  I plagosuri po trajtohet në gjendje kritike në Evangelismos.

Forca të shumta policore janë vendosur në të gjithë zonën e Patissia për të arrestuar autorin/Opinion.al

 

 

Pas