Aktualitet

Rritet numri i të shëruarve nga Covid-19 në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:48 - 22/06/20 |
Al Do

Prej më shumë se një jave, diferenca mes numrit të të infektuarve dhe të shëruarve nga Covid-19 brenda 24 orëve nuk është shumë e madhe.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 33 raste pozitive pra 8 më shumë se të shëruarit, ndërkohë që dje ishin 63.

Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (22 Qershor 2020)

Testime totale                         23692

Raste pozitive                          1995

Raste të shëruara                      1159

Raste Aktive                             792

Humbje jete                              44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1). /Opinion.al

Pas