Aktualitet

Letërnjoftimi elektronik për qytetarët mbi 75 vjeç do të jetë pa afat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 22/06/20 |
Al Do

Shtetasit shqiptarë mbi 75 vjeç do t’i kenë pa afat skadence letërnjoftimet elektronike.

Qeveria shqiptare ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për një shtesë në ligjin për Leternjoftimet elektronike të shtetasve shqiptare të ndryshuar.

”Për shtetasit që kanë mbushur moshën 75 (shtatëdhjetë e pesë) vjeç letërnjoftimi elektonik lëshohet pa afat.” Ky parashikim i jep mundësinë shtetasve të kësaj kategorie moshe që letërnjoftimet t’i lëshohen pa afat, duke lehtësuar në shmangien e riaplikimit të atyre që kanë mbushur moshën 75-vjeçare.”, thuhet në projektligj.

Në thelb të këtij projektligji të hartuar nga Ministria e Brendshme është fakti që  shtetasit shqiptare të cilët janë mbi 75 vjec, tiu lëshohet letërnjoftim elektronik pa afat.

Më poshtë, Ministria e Brendshme arsyeton edhe propozimin e këtij ndryshimi.

Përfitimi i shërbimeve të tjera publike për këtë kategori të shtetasve bëhet i pamundur në kushtet kur janë në pamundësi të lëvizjes, ndaj të cilëve nga shoqëria koncesionare “Aleat” aplikohet shërbimi lëvizës me një kosto të konsiderueshme, përfshirë këtu shërbimin për pajisje me pasaportë, për të justifikuar koston e lëvizjes në banesë. Kompania koncesionare ofron shërbimin mobile, me kosto shtesë, në vlerën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë. Në këtë kuadër, nëse do të propozohej kompensimi nga buxheti i shtetit për këtë vlerë, do të krijoheshin kosto të panevojshme dhe që nuk janë parashikuar në programet buxhetore të dyja ministrive të linjës që përfshihen në këtë çështje, Ministrisë së Brendshme, propozuese e këtij projektakti dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në bazë të komunikimeve nga kompania koncesionare “Aleat”, është kërkuar kompensimi i vlerës së këtij shërbimi nga programi buxhetor i Ministrisë së Brendshme. Në këto kushte, për të shmangur kostot e panevojshme që deri më tani kanë rënduar mbi këtë kategori shtetasish, propozojmë që afati për dokumentin letërnjoftim për shtetas të moshës mbi 75 (shtatëdhjetë) vjeç të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë. 1 Gjithashtu, marrja e shenjave të gishtërinjve për personat mbi 75 vjeç, të cilët riaplikojnë për t’u pajisur me dokument të ri identifikimi, sjell problematika për shkak të pamundësisë fizike. Ndaj propozohet që dokumenti ekzistues për këtë kategori i marrë nga mosha 75 vjeç e sipër do të jetë i vlefshëm për aq kohë sa jetojnë.”./Opinion.al

Pas