Bota

Kina hap panairin e mishit të qenit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 22/06/20 |
el ida

Në Yulin të Kinës, është hapur panairi i mishit të qenit. Në këtë panair, që zgjat 10 ditë, mblidhen mijëra vizitorë që blejnë qentë e ekspozuar në kafaze.

“Shpresoj që Yulin të heqë dorë nga panaire të tilla jo vetëm për të mirën e kafshëve, por për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve të tij. Të lejosh grumbullime masive që blejnë dhe konsumojnë mish qeni në tregje të mëdha për një panair, është një rrezik i madh për shëndetin publik”, tha Peter Li, specialist i një grupi që mbron të drejtat e kafshëve.

Aktivistët, shpresojnë se kjo do të jetë hera e fundit që do të zhvillohet pas pandemisë së koronavirusit.

Koronavirusi, ka detyruar Kinën që të rishikojë tregtinë e kafshëve të egra. Në prill, Shenzheni u bë qyteti i parë kinez që ndaloi konsumin e mishit të qenit dhe pritet që këtë shembull ta ndjekin edhe qytete të tjera./Opinion.al

Pas