Rajoni

Thaçi:Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:25 - 22/06/20 |
el ida

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kenë më shumë deputetë që do të mbrojnë të drejtat e tyre në Parlamentin e Serbisë.

“Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, shkruan Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Të dhënat paraprake tregojnë se Alternativa Demokratike Shqiptare, ka fituar 0.9 për qind të votave në këtë proces zgjedhor.

Për herë të parë, pesë parti shqiptare nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kanë marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.

Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje në fillim të këtij viti që të marrin pjesë në zgjedhje në një listë të përbashkët./Opinion.al

Pas