Aktualitet

Rrihet me sende të forta avokati në Sarandë, zbardhet dëshmia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 05/07/21 |
Opi Nion

Një 39-vjeçar është dhunuar nga disa persona në qytetin e Sarandës. Sipas news 24 i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet M.M., me profesion avokat.

Tre persona ende të paidentifikuar, pasi i dëmtuan makinën kanë nxjerrë avokatin me forcë nga mjeti dhe e kanë goditur me shkopa bejsbolli, duke i thyer dorën, këmbën, si dhe i kanë shkaktuar fraktura të shumta në trup.

Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë, nga shtrati i spitalit avokati tha se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë. Aktualisht policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

“Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kane shkuar menjëherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen”, njofton policia./Opinion.al

 

 

Pas