Aktualitet

Rama për ekipet e angazhuara në përmbytjet: Tregojnë sa përpara ka bërë shteti shqiptar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 23/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar imazhe nga zonat e përmbytura dhe ekipet e emergjencave të angazhuara në terren për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur për të përballuar situatën.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se gatishmëria e tyre për t’i shërbyer popullit tregon sa përpara ka bërë shteti shqiptar.

“Mirëmëngjes dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku më problematike situata paraqitet në veri të vendit.

Pas