Aktualitet

Rama nxënëseve të “Mehmet Akif Ersoy”: Protestoni kundër pronarëve që shitën godinën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 26/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e nxënëseve të shkollës “Mehmet Akif Ersoy”.

Në një status në “Twitter” Rama shkruan se nxënëset e shkollës së mbyllur duhet të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin diku tjetër, pa marrë leje.

“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”-shkruan Rama.

Mëngjesin e sotëm ka nisur protesta e nxënseve të shkollës “Mehmet Akif”.

Me pankarta në duar dhe duke ekspozuar trofetë e fituara si rrjedhojë e rezultateve të larta nxënëset kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollës./Opinion.al

 

Pas