Kryesore

Greqi/ Foshnja në intubim, arrestohen prindërit shqiptarë. Akuza për tentativë vrasje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 26/09/22 |
Opi Nion

Një foshnjë vetëm katër muajshe me origjinë shqiptare ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Greqi. Mjekët kanë konstatuar në trupin e foshnjës shenja abuzimi.

Sipas mediave greke pasditen e së shtunës prindërit e transportuan foshnjën për në spitalin e Kyparissias nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë pasi fëmija kishte konvulsione.

Mjekët që e kanë ekzaminuar kanë konsideruar se foshnja duhej të dërgohej në spitalin e Kallamatës. Kur foshnja mbërriti në Kallamatë dhe u kontrollua nga mjekët, u konsiderua i nevojshëm intubimi dhe transferimi në spitalin e Athinës.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen është arrestuar babai një shtetas shqiptar i cili akuzohet për vrasje në tentativë, dhunë në familje , si dhe armëmbajtje dhe drogë.

Për dy akuzat e fundit u arrestua edhe nëna 20-vjeçare, pasi nga kontrolli i policisë në banesë në u zbuluan bimë kanabisi, një pistoletë dhe gëzhoja.

Ndërkohë, foshnja ndodhet e shtruar në gjendje shumë kritike, e intubuar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”.

Analizat dhe skaneri treguan se ka lëndime të rënda në kokë dhe mavijosje në të gjithë trupin./Opinion.al

Pas