Kronikë

VIDEO/ Momenti i arrestimit të ‘Gucci-t’ shqiptar, me kokën lart del nga banesa



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 26/09/22 |
Opi Nion

Një nga shqiptarët më të kërkuar në Europë, Denis Klironomi, është vënë në prangat e policisë në Kolumbi. Ai njihej me nofkën “Gucci” ,ndërsa akuzohet për trafik droge, trafikim të qënieve njerëzore si dhe përdorimin e armëve pa leje.

Mediat e huaja kanë publikuar momentin e arrestimit të tij. Në pamje ai shfaqet teksa del me kokën lart nga banesa ku po qëndronte në Barranquilla.

Që nga fundi i vitit 2020, hetuesit e Policisë Dijin kanë marrë informacione për aliasin ‘Gucci’, një trafikant i njohur droge në bregun verior të Kolumbisë. Mësohet se para autoriteteve policore Klironomi të ketë thënë se është me origjinë nga Kosova.

“Alias ​​‘Gucci’, i dyshuar si trafikant droge me kombësi shqiptare, një nga më të kërkuarit në Evropë, kërkohej nga” Interpoli”, tha kolonel Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.

Një grup i posaçëm hetuesish filloi ndjekjen, por sa herë i afroheshin gjurmëve të kriminelit, ai zhdukej sepse çdo muaj ndryshonte vendbanimin. Kështu ndodhi për rreth 7 muaj derisa autoritetet në Kolumbi arritën të arrestojnë shqiptarin.

 

 

 

Pas