Aktualitet

“Pyesim popullin për disa ligje”, Rama: Do ndërhyjmë në legjislacion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 17/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një ndryshim në legjislacion për rastet e kriminelëve që kryejnë veprat e tyre penale disa herë.

Në një konferencë për mediat nga Aeroporti i Rinasit, teksa foli për një studim të Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë tha se ky ndryshim fillimisht do të bëhet me konsultim publik.

“Kemi një studim në dorë me Ministrinë e Brendshme për të gjitha rastet përsëritëse do ta bëjmë puplikë së shpejti dhe kemi një numër jo të vogël rastesh ndër vite, që janë flagrante në aspektin e papërgjegjshmërisë deri tek ekstremet e trupave gjykues. Jemi duke reflektuar për një ndërhyrje në legjislacion që nuk lidhet me rastin konkret, të cilën do e përfshijmë në konsultimin kombëtar, ku do pyesim popullin për çështjet me rëndësi të veçantë për të marrë një opinion të gjerë përtej partive duke dëshiruar të hedhim disa hapa të guximshëm së bashku dhe duke synuar që ta ngremë nivelin e dëgjimit me njëri tjetrin. Nuk mund të them sot se për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë”, tha Rama./Opinion.al

Pas