Aktualitet

Video/Krimi në Fier, banori me lot në sy: Autori tentoi të më përdhunojë gruan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:24 - 17/11/21 |
Opi Nion

Një ditë pas ngjarjes makabre që tronditi Fierin, ku një fëmijë 8-vjeçar u vra dhe u gropos nga fqinji i tij, Klodian Çalamani, një nga banorët me lot në sy ka thënë se Çalamani ka tentuar t’i përdhunonte gruan.

Banori shprehet se Çalamani njihet si një person shumë problematik,  madje i prekur thotë se i gjithë fshati do të firmosë që ai të marrë dënimin më të rëndë të varet.

“Të varet. Ai i ka të tëra të këqijat nga ana morale. E kam çuar në polici. Ka tentuar të më përdhunojë gruan. Ai të tëra të këqijat. Një çupë e kapi me disa veta. Ai është kriminel. Ai duhet varur me sezbën. Gjithë fshati do i japë firmat. Ka qenë shumë i poshtër, shumë i keq. Ai bën vaki i ka marrë dhe lekë. Nuk u dënua, unë e denoncova, e rrahën, por nuk i bënë gjë. Dhe frikë kemi pasur nga ai lloj njeriu. Mendimi im dhe i tërë fshati do ta japë këtë mendim. Nuk shpëton gjallë më. Mbante thika, hanxharë me vete. Do shkoj se e kam mik babain e djalit të vogël”, tha banori./Opinion.al

Pas