Aktualitet

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, flet daja: S’ka ligje, nga shteti kërkojmë varje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:43 - 17/11/21 |
Opi Nion

Daja i 8-vjeçarit, i cili u vra dhe u gropos nga fqinji i tij Klodian Çalamani në një prononcim për mediat ka kërkuar nga shteti dënimin më të rëndë për autorin, varje në mes të qytetit të Fierit.

Nikolin Braja i tronditur nga ngjarja thotë se nuk është në djeni të motiveve që mund të kenë çuar autorin në kryerjen e krimit makaber.

“Nga shteti kërkojmë vetëm varje. S’ka ligje. Apeli im më i madh është ma nxirr aty në mes të Fierit ma var, asgjë tjetër. Ky është apeli i fundit. Shteti do ta marrë, do ta nxjerrë prapë. Unë nuk di gjë për motivin”, thotë Nikolin Braja me lot në sy e mjekrën që i dridhet.
Vogëlushi do të përcillet sot në banesën e fundit, teksa pranë shtëpisë së tij edhe sot janë vendosur forca të shumta policie./Opinion.al

Pas