Aktualitet

Ky është vendi ku u vra 8-vjeçari, si ndodhi ngjarja, kamerat filmuan gjithçka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:18 - 17/11/21 |
Opi Nion

Në pamjet e mëposhtme shfaqet vendi, ku ndodhi krimi horror ditën e djeshme në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari, Klodian Çalamani vrau dhe groposi një fëmijë 8-vjeçar.

Sipas asaj që tregojnë banorët e fshatit, 38-vjeçari autori i kësaj vrasje, jetonte në kushte të vështira ekonomike i vetëm.

Sakaq, mësohet se një kamer sigurie e një banese ka filmuar skenën e krimit dhe ka ndihmuar policinë që të gjejë kufonën e groposur të 8-vjeçarit.

Si ndodhi ngjarja?

Në momentin që është marrë peng, i mituri ka qenë duke shëtitur me biçikletën e Çalamanit. Ka qenë nëna e djalit, Florida Vllasiu, që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk gjendej dhe se nuk kishte shkuar as në shkollë. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici.

Pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamani.

Pasi u konstatua nga kamerat se i mituri ishte futur në banesën e Çalamanit, Policia ka hyrë në banesën e 38-vjeçarit. Ai u mor në pyetje dhe pasi disa minutash pranoi autorësinë e krimit.

Pas