Kronikë

Protesta kundër rritjes së çmimeve, nisin hetimet për 4 protestues


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:08 - 07/10/21 |
Opi Nion

Protesta e mbajtur ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit nuk ka pasur zyrtarisht një organizues, megjithatë, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vënë në hetim 4 persona, si të dyshuar si drejtues të saj.

Sipas njoftimit të policisë kanë nisur hetimet për 4 persona të identifikuar me inicialet N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi sipas Policisë kanë penguar në mënyrë të paligjshme rrugën, si pjesëmarrës dhe organizatorë.

“Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë”, njofton Policia./Opinion,al

Pas