Aktualitet

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy punonjës të burgut të Reçit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 07/10/21 |
Opi Nion

Këtë të enjte janë arrestuar dy punonjës të Burgut të Reçit. Të arrestuarit janë Mario Laloshi dhe Arlando Hoxha të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.

Arrestimi vjen pas publikimit të një denoncimi në emisionin “Stop”, ku dy punonjësit Laloshi dhe Hoxha, me detyrë edukatorë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga një i burgosur në këmbim të disa shërbimeve.

Pas publikimit të videos, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve nga detyra dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre. Sipas news 24, tashmë dy punonjësit janë arrestuar./Opinion.al

Pas