Aktualitet

Rinumërim, KQZ do të hapë 10% të kutive të 25 prillit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 07/10/21 |
Opi Nion

KQZ pritet që shumë shpejt të rinumërojë 10% të kutive të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i KQZ, Ilirin Celibashi në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme.

Këqyrja do të bëhet me qëllim për të parë nëse janë kryer parregullsi apo pasaktësi në veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë procesit të numërimit të votave.

“Këqyrja lejohet të bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar. Ky rregull nuk vlen për këqyrjen që bëhet në kuadër të procesit ankimor, si mjet për sigurimin e provës” thuhet në nenin 167/2 të Kodit Zgjedhor që përcakton edhe rregullat sesi duhet kryer rinumërimi”, tha Celibashi.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se se javën tjetër nis rinumërimi i 10% të fletëve të votimit.

Gjatë rinumërimit të 520 kutive do të verifikohen të dhënat, me ato të pajisjes së identifikimit biometrik. Nëse do të konstatohen mospërputhje e të dhënave atëherë materialet do të referohen në Prokurori./Opinion.al

Pas