Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria apelon çështjen ndaj kreut të PD, Lulzim Basha

2020/01/27 at 5:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokuroria apelon çështjen ndaj kreut të PD, Lulzim Basha

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen e ‘lobimit rus’ ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD.

Dy javë më parë, gjyqtari Lazër Sallaku vendosi të pushojë hetimin e nisur ndaj kryedemokratit për “falsifikim dokumentesh” në lidhje me lobimin e kryer nga PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet kompanisë “Biniata Trade”.

Prokuroria kishte marrë si të pandehur kreun e PD, Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe financierin Ilir Dervishi për akuzën e  “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” pasi pretendonte se kishte mospërputhje në deklarimet e shpenzimeve financiare të PD.

Dyshimet e prokurorisë ishin mbi dy pagesa rreth 650 mijë euro të bëra në SHBA në vitin 2017 nga PD nëpërmjet “Biniata Trade” për të lobuar në SHBA.

Prokurorët e çështjes patën qëndrime të ndryshme për mbarëvajtjen e hetimeve pasi dy prej tyre Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha kërkuan kalimin e dosjes në gjykim për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, ndërsa prokurori Kolë Hysenaj, kthimin e dosjes për plotësim hetimesh.

Avokatët e Bashës dhe zyrtarëve të PD kërkuan pushimin e çështjes dhe kjo u pranua nga Gjykata me arsyetimin se nuk kishte prova për kryerjen e një vepre penale nga të akuzuarit.

Pas këtij vendimi, përfaqësues të PS, Taulant Balla dhe Erion Braçe thanë se vendimi i gjykatës nuk ishte i drejtë dhe e akuzuan atë si të kapur nga kreu i opozitës. Balla gjithashtu paraqiti prova që sipas tij tregonin përfshirjen e Bashës në veprën penale të pastrimit të parave kërkoi apelim të saj dhe kalimin për shqyrtim në SPAK.

Sot Prokuroria ka vendosur të mos pajtohet me vendimin e Gjykatës së Tiranës dhe ta apelojë çështjen. Ajo që mbetet për tu parë është nëse prokuroria do të mbështesë kërkesat e prokurorëve Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj, të cilët kanë kërkuar rikthimin e akteve për rihetim si dhe marrjen në pyetje të dëshmitarit kyç të çështjes, Nik Muzzin. Ky i fundit ka kërkuar garanci që nuk do t’i ngruhen akuza penale në rast se dëshmon. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

5 Korrik, 2025 5:28 pm
Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
Aktualitet

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

5 Korrik, 2025 5:14 pm
Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
Bota

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

5 Korrik, 2025 4:54 pm
Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
Aktualitet

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

5 Korrik, 2025 4:37 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë/DW:Votimi i fshehtë apo i hapur – kjo është çështja

5 Korrik, 2025 4:28 pm
Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv
Aktualitet

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv

5 Korrik, 2025 4:17 pm
Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
Aktualitet

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

5 Korrik, 2025 3:53 pm
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..
Aktualitet

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

5 Korrik, 2025 3:49 pm
Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik

5 Korrik, 2025 3:38 pm
‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin
Aktualitet

‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin

5 Korrik, 2025 3:25 pm
Para
Mister rrëzimi i avionit në Afganistan, talibanët: Vramë oficerë amerikanë

Mister rrëzimi i avionit në Afganistan, talibanët: Vramë oficerë amerikanë

Pengmarrja në Kamëz, dy në pranga dhe një i kërkuar

Pengmarrja në Kamëz, dy në pranga dhe një i kërkuar

“Koronavirusi lindi në një laborator për armë biologjike në Kinë”

Koronavirusi/ Ministria e Jashtme: Evitoni udhëtimet drejt Kinës

TE FUNDIT

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
5 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan. Sipas informacioneve të para,...

Lexo më shumë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
5 Korrik, 2025

Sjellja e punonjësve të policisë ndaj qytetarëve vijon të mbetet një sfidë tejet e vështirë për uniformat blu. Ky fakt...

Lexo më shumë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
5 Korrik, 2025

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e...

Lexo më shumë

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
5 Korrik, 2025

Në shumë kulla vrojtimi në bregdet nuk ka asnjë njeri. Plazhet janë plot, por sytë e atyre që garantojnë sigurinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com