Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik

2025/07/05 at 3:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik

Ministri i Financave, Petrit Malajn, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazhelin, zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore Rinas, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në kuadër të masave që po ndërmerren nga insitucionet shtetërore për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.


Pas të dhënave se aeroporti ndërkombëtar ka përballuar një fluks prej 10.7 milion pasagjerë vitin e kaluar, Malaj u shpreh se turizmi është një nga sektorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe kontribuon me rreth 25 % në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa punëson në mënyrë direkte apo indirekte rreth 10 % të fuqisë punëtore në vendin tonë. Kujtojmë se pritshmëritë për numrin e pasagjerëve në aeroport për këtë vit, të arrijnë 12 milionë.

Rritja e numrit të udhëtarëve në aeroportin “Nënë Tereza”, për Malajn është një tregues se Shqipëria tashmë është një destinacion i konsoliduar turistik.

Në këtë kuadër, Malaj tha se objektiv primar duhet të jetë garantimi i procesimit të shpejtë të udhëtarëve dhe zbatimi me përgjegjshmëri i kontrollit dhe procedurave doganore, si për udhëtarët, ashtu edhe për biznesin.

“Kemi objektivin e parë për të garantuar përshpejtimin dhe procesimin e shpejtë të udhëtarëve, duke pasur parasysh se kemi një numër udhëtarësh gjithnjë e në rritje. Por nga ana tjetër, paralelisht, duhet të të garantojmë që të kemi nivelet e nevojshme të kontrollit përsa i përket zbatimit të procedurave doganore qofshin këto për udhëtarët, qofshin këto edhe për bizneset. Keni mbështetjen maksimale, pra të gjitha strukturat që janë këtu, përsa i përket rritjes së cilësisë së shërbimit që ofrohet nga ana e autoriteteve doganore, duke pasur parasysh që kjo është porta kryesore hyrëse e turistëve, por dhe kontakti i parë që ata kanë me Shqipërinë”, u shpreh Malaj.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, u shpreh se autoritetet doganore janë tashmë në gatishmëri të plotë për të përmbushur detyrimet përkatëse në degën Doganore të Rinasit.

“Fluksi i pasagjerëve ka patur një rritje eksponenciale jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe gjatë gjithë vitit. Në fillim të muajit qershor, numri ka vajtur edhe rreth 44 mijë pasagjerë brenda ditës, numri i fluturimeve gati 250 ulje-ngritje që është fillimi i sezonit dhe mendojmë se edhe në ditët në vijim do të ketë një rritje të numrit të pasagjerëve dhe të numrit të fluturimeve. Shërbimi është 24/7, punohet me tre turne pa ndërprerje dhe në funksion të garantimit të asaj që sapo u tha, etika doganore është prioriteti numër një”, u shpreh Gazheli.

Në funksion të forcimit të kontrollit Doganor dhe rritjes së efikasitetit operacional, në ndihmë të Degës Doganore Rinas janë në përdorim tre pajisje skanimi, të cilat administrohen dhe menaxhohen nga Sektori Operacional. Këto pajisje janë të vendosura ne Terminalin CIP, në terminalin e mbërritjes së pasagjerëve si dhe një skaner me funksion parandalues, i pozicionuar në një pikë të përcaktuar strategjikisht brenda Aeroportit. Përdorimi i këtyre pajisjeve është thelbësor për identifikimin e mallrave të padeklaruara, të ndaluara apo me rrezik të lartë, duke përforcuar ndjeshëm kapacitetet e kontrollit në kohë reale të degës doganore./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}