Kronikë

Pengmarrja në Kamëz, dy në pranga dhe një i kërkuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:49 - 27/01/20 |
xhu lia

Dy persona mësohet të kenë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen si të përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës, disa ditë në parë në Kamëz.

Sipas policisë pas një operacioni të RENEAS në Shijak janë arrestuar Leonard Hajri së bashku me një grua ndërkohë në kërkim është shpallur vëllai i tij Altin Hajri.

Pengmarrja e Jak Prengës ka ndodhur në mesditën e 17 Janarit, nga të paktën dy persona të paidentifikuar.

Disa orë më vonë policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit një mjet të tipit “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e rrëmbimit./Opinion.al/

Pas